×
  • Lajme
  • Lajme

    DASh për hapjen e Urës së Ibrit: Nuk do të hezitojmë të mbrojmë jetët e amerikanëve

    Insajderi
    16 August 2024 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti i Shtetit ka thënë se ShBA-ja nuk do të hezitojë të bëjë çfarëdo që është e nevojshme që të mbrojë personelin dhe popullin amerikan në Kosovë.

    Këto komente u bënë nga zëvendës-zëdhënësi kryesor i DASh-it, Vedant Patel, gjatë një konference të djeshme për media.

    “Nuk do të hezitojmë të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme të sigurohemi që personeli amerikan dhe njerëzit tanë janë të mbrojtur”, ka thënë Patel.

    Ky reagim vjen pas propozimit të qeverisë së Kosovës për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë.

    Kjo ide nuk ka hasur në mbështetje nga faktori ndërkombëtar.

    ShBA-ja, BE-ja e vende tjera aleate të Kosovës i kanë kërkuar qeverisë që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme.

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se në rast të ndërmarrjes së një veprimi të tillë, mund të rrezikohet jeta e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it.

    Ky i fundit e ka lutur qeverinë që të mos vazhdojë me këtë ide në këtë kohë.

    Qeveria ndërkaq ka thënë se ura duhet të hapet dhe se e njëjta nuk paraqet rrezik për askënd në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark