Dashuri në kohë pandemie: Infermieri i propozon partneres për martesë në një mënyrë të pazakontë - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Dashuri në kohë pandemie: Infermieri i propozon partneres për martesë në një mënyrë të pazakontë

    Insajderi
    05 January 2021 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një infermier nga Torre Santa Susanna (Brindisi) shkroi propozimin për martesë për të dashurën e tij në kostumin anti-Covid që mban çdo ditë për punë.

    Infermieri 32-vjeçar punon në departamentin e Pneumologjisë të spitalit Ostuni (Brindisi).

    “Carmelì, do të martohesh me mua? Po, jo,” shkroi ai në pjesën e pasme të kostumit. Më pas e postoi foton në Facebook dhe etiketoi të dashurën e tij. Përgjigjja nuk vonoi shumë. Ajo u përgjigj me një po, përsëri në Facebook.

    “Rezultova pozitiv me Covid, midis të parëve, në ballë të luftës kundër virusit dhe gjithmonë ndër të parët që vaksinohen – thotë infermieri – m’u përforcua ideja që jeta reale përbëhet nga gjëra të vogla dhe të thjeshta, të tilla si miqtë më të ngushtë, familja e origjinës dhe e ardhmja”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark