Dasma mbretërore: Kurorëzohen Princi Leka dhe Elia Zaharia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dasma mbretërore: Kurorëzohen Princi Leka dhe Elia Zaharia

    Insajderi
    08 October 2016 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Princ Leka II dhe Elia Zaharia kanë kurorëzuar sot dashurinë e tyre me martesë.

    Ceremonia e martesës është mbajtur në Pallatin e Brigadave, ndërkaq kurorëzimin e çiftit mbretëror e bëri kryebashkiaku i Tiranës Erion Velia.

    Më tej krerët e të gjitha komuniteteve fetare, atij mysliman, katolik, ortodoks dhe bektashi kanë bekuar lidhjen mes Princit Leka dhe Elia Zaharia .

    Dashuria e cifitit ka filluar në vitin 2008, kurse kurorëzimi u bë sot duke shënuar edhe ditëlindjen e Mbreti Zog, me ç`rast Elia Zaharia merr edhe titullin princesha Elia Zogu.

    Elia ka veshur një fustan ngjyrë kremi me krahë tyl, i cili është stiluar nga një stiliste kosovare ndërsa Princ Leka ka veshur një kostum ngjyrë të hirtë.

    Pas ceremonisë së kurorëzimit, gjithë të ftuarit janë zhvendosur në mjediset e Rezidencës pranë Galerisë së Arteve ku do të mbahet një koktej që do të zgjasë rreth dy orë.

    Në qendër të vëmendjes së organizatorëve të këtij eventi dhe dëshirë parësore e Familjes Mbretërore dhe çiftit, është promovimi i traditës, artit, kulturës, veshjeve, kulinarisë, pijeve, muzikës dhe valleve shqiptare të cilat do të shoqërojnë etapat e kësaj dasme.

    Pas një pushimi disaorësh, pas koktejit, dasma do të vazhdojë me darkën që do të mbahet në Pallatin e Brigadave me rreth 300 të ftuar, 150 përfaqësues të familjeve të rëndësishme mbretërore, Lartësitë e tyre, të ftuar të huaj dhe 150 të afërm dhe miq të ngushtë të çiftit.

    kurora fustanisalla-640x394


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark