Dasma në Britani ku nusja u vesh me dallamë u bë virale, flet çifti - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Dasma në Britani ku nusja u vesh me dallamë u bë virale, flet çifti

    Insajderi
    03 June 2021 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dasma e Leonora Brajshorit dhe anglezit Ethan Clift, u bë virale në internet pas fotografive dhe videove ku pjesëtarja e Ushtrisë Britanike, shihet e veshur me dallamë ndërkohë burri i saj me uniformë angleze.

    Rreth dasmës dhe jetës së tyre si çift, ka folur Brajshori dhe bashkëshorti i saj Clift përmes një lidhjeje me Skype në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova.

    Ushtarakja tha se me burrin e saj njihet që tetë vjet pasi të dy punojnë në ushtri.

    “Ne punojmë bashkë në Ushtri që tetë vjet, e njohim njëri-tjetrin shumë gjatë por gjithë kemi qenë shokë. Para dy vitesh Ethan më ftoi në darkë dhe kemi dalë”.

    Ndër të tjerash, Leonora tha se Ethan di shumë fjalë shqip dhe se familja e tij e do shumë.

    “Më presin me duar hapur”, tha ajo.

    Rreth dallamës të cilën e pati të veshur në dasmë, ajo tha se gjithmonë i ka pëlqyer madje porosinë për të e ka bërë nga Anglia.

    “Ideja ka qenë e mamit të Ethan pasi i kam tregu se si vishemi kur martohemi. Në dasmë kishim të drejtë për vetëm 15 mysafirë”, tha mes tjerash Brajshori.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark