Ditë më parë i dha fund beqarisë djali i dëshmorit Rifat Mëziu, Leotrimi. Por, gëzimi i familjes nuk zgjati shumë. Teksa po mbahej dasma, shtëpia e tyre u bë cak i hajnave. Gazeta Insajderi ju sjell detajet.
Gruas së Leotrim Meziut i cili është edhe toger i FSK-së, siç mëson Insajderi ia vodhën stolitë e arit.
Për rastin detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Ku pos arit, thuhet se iu është vjedhur edhe një pistoletë, çantë me pajisje dhe para të gatshme.
“Skenderaj / 17.08.2024 – 02:50. Katër (4) viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin në një aheng, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur një pistoletë, një çantë me pajisje, stoli ari dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raport.
Dasma e djalit të dëshmorit shkoi viral dhe e gjithë salla u panë në këmbë, teksa këndohej kënga për babain e tij, të cilin ai fatkeqësisht se ka takuar kurrë.
E ndërkohë që këngëtari këndonte, shihej se Leotrimit si ndaleshin lotët.