I ftuar në njërin nga televizionet nacionale, përballë analistëve, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj tha zgjidhja per qentë endacakë, është e thjeshtë.
Ai tha se në planin e tij për Prishtinën parashihet që të formohen disa qendra për rehabilitimin e qenve endacakë, të cilat do të kenë kosto të lehtë të mirëmbajtjes pasi që furnizimi i tyre me ushqim do të bëhet nga mbetjet ushqimore të restoranteve të Prishtinës. Ndërkaq, sipas tij me to do të menaxhojë zyra që do të formohet brenda Komunës enkas për këtë çështje
Sipas Haradinajt, një praktikë e tille praktikohet në shumë shtete evropiane dhe si e tillë nuk ka shumë kosto.
‘Nuk ka shtet e ambasadë që ta refuzon një projekt të tillë. Vetëm duhet implementim sepse nuk ka kosto. Ushqimet e mbetura nga restorantet janë një mënyrë e mirë për ta zgjidhur këtë problem’, u shpreh Haradinaj.