Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme pa dallim partie.
Daut Haradinaj ka thënë se mbrojtja e vlerave të luftës është obligim moral i secilit.
“Pjesëmarrja në protestën e sotme, është obligim moral, për të demonstruar që një luftëtarë ( veteran) nuk e pranon përbuzjen dhe aq më tepër tek armiqtë e lirisë dhe të shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se protesta është mjet demokratik që e garanton kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.
“Bashkë me shumë miq do të jemi prezent në shesh në ora 18:00.
Protesta është mjet demokratik që e garanton kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, prandaj ju bëjë thirrje pa dallim partie të dalim së bashku në mbrojtje të vlerava tona më të çmuara”, është shprehur Daut Haradinaj.
@daut.haradinaj.official Shihemi në ora 18:00, te sheshi 'Skenderbeu'. #kosova #🇦🇱🇽🇰 #haradinaj #dautharadinaj #fyp #ushtriaçlirimtareekosoves #uçk ♬ original sound – Daut.haradinaj