Daut Haradinaj i kthen përgjigje Donika Gërvallës: Boll është boll, nuk do ta tolerojmë gjithë jetën këtë gjuhë ofenduese – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Daut Haradinaj i kthen përgjigje Donika Gërvallës: Boll është boll, nuk do ta tolerojmë gjithë jetën këtë gjuhë ofenduese

    Insajderi
    31 January 2025 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj ofendimeve të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, drejtuar Ramush Haradinajt.

    Haradinaj ka kërkuar që Gërvalla të ndalojë përdorimin e një gjuhe ofenduese, duke theksuar se “boll është boll” dhe se ata nuk do të tolerojnë këtë përjetësisht.

    Ai ka kritikuar Gërvallën për ofendimin ndaj ushtarëve të Kosovës, veçanërisht atyre nga Peja, të cilët ai i konsideron heronj të Kosovës.

    ‘‘E kisha lut me na kursye me këtë gjuhë. Boll është boll, dikur edhe neve na plas e nuk muj e tolerojmë tanë jetën këtë gjuhë ofenduese. Me shku në Pejë me iu thanë ushtarëve bandita. Njherëzit që s’kanë leju me thanë Peja e jugut Peja e veriut. Ata janë për mu janë heronjtë e mi dhe janë heronjtë e Kosovës“.

    Ai ka shtuar se Gërvalla ka përdorur fjalë të rënda, duke i quajtur ushtarët “bandita”, dhe se ata do t’ia kthejnë me të njëjtën monedhë.

    “Dhe mendoj që Peja sot është fal qatyne që kjo i quan bandita: Dhe këto sene nuk duhet me i shti në zhargonin e fjalorit politik në emër të një vote. Edhe ne do të ia kthejmë me të njëjtën monedhë. S’bi në nivelin e saj dhe nuk do të bi në nivelin e saj’’, ka thënë ai mes tjerash në T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark