Daut Haradinaj: Kudo në Kosovë po vërehet gatishmëria për ndryshim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Kudo në Kosovë po vërehet gatishmëria për ndryshim

    Insajderi
    01 February 2025 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, është mirëpritur nga banorët e Komoranit bashkë edhe me kandidatët tjerë për deputetë.

    Daut Haradinaj ka thënë se Komorani dhe rrethina, kanë mbetur pas dore nga dy pushtete.

    “Fillova ditën në Komoran me Dardan Ajazin, së bashku me kryetarin tonë në diasporë, njëherësh kandidat për deputet, Ukë Blakaj, dhe kandidaten për deputete të kësaj zone, Genta Gashi Pepaj. Është kënaqësi ta shoh frymën pozitive kudo që ndalojmë, qytetarët janë më të vendosur se kurrë për ndryshimin e madh. Komorani dhe rrethina, si një komunë me histori të hershme, kanë mbetur pas dore nga dy pushtete”, ka thënë Daut Haradinaj.

    Ai ka shtuar se është dakordim gjithandej vendit për nevojën urgjente për ndryshim.

    “Zotimi ynë për ta përkrahur këtë zonë vitale, në zemër të Kosovës, u prit me mirëkuptim. Ishte një dakordim i përbashkët për ta ndryshuar gjendjen në të dyja nivelet”, është shprehur ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark