Daut Haradinaj kujton heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka: Vrasja e tyre është pikënisja e çlirimit të Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj kujton heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka: Vrasja e tyre është pikënisja e çlirimit të Kosovës

    Insajderi
    17 January 2025 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka kujtuar heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në përvjetorin e rënies.

    Daut Haradinaj ka thënë se vrasja e tyre janë pikënisja e çlirimit të Kosovës.

    “Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, janë pikënisja e çlirimit dhe fillimi i fundit të Jugosllavise në Kosovë”, ka thënë Daut Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    3 ranë për t’u ngritur mijëra.

    Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, janë pikënisja e çlirimit dhe fillimi i fundit të Jugosllavise në Kosovë.

    Me krenari kam udhëhequr Brigaden 131 me emrin e heroit “Jusuf Gërvalla”, me krenari sot kujtojmë kontributin e tyre të pashoq për kombin tonë, 43 vjet pas përjetësimit të tyre!

    Nën siglen 131 dhanë jetën 300 dëshmorë dhe mbetën qindra invalidë.

    Përjetësisht respekt për sakrificën tonë kombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark