Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se mbështetja e mërgatës sonë nuk është thjesht simbolike, por një dëshmi e qartë se Aleanca po rritet.
Daut Haradinaj është mirëpritur nga shumë bashkatdhetarë që jetojnë e punojnë në Zvicër.
“Mbështetja e mërgatës sonë nuk është thjesht simbolike, por një dëshmi e qartë se Aleanca po rritet dhe po fiton terren si zgjidhja më e besueshme dhe e sigurtë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka të qartë se mërgata nuk është thjesht pjesë e së shkuarës, por një shtyllë e palëkundur edhe për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Daut Haradinaj.