Daut Haradinaj merr pjesë në varrimin e tre të rinjve në Jabllanicë: Jemi pa fjalë! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Daut Haradinaj merr pjesë në varrimin e tre të rinjve në Jabllanicë: Jemi pa fjalë!

    Insajderi
    03 February 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gajkovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

    “Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova. Lufta mori shumë dëshmorë jabllanicas, mes tyre edhe gjyshërit e tyre: Ali Rama, Ramë Mehmetaj dhe Bajrush Mehmetaj. Në luftë, sado që kishim dhimbje, kishim edhe krenari. E sot, e gjithë Kosova ishte në Jabllanicë me zemër të thyer. Ngushëllime familjeve Rama, Morina dhe Mehmetaj. Ngushëllime gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Daut Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark