Kandidat për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, është mirëpritur me entuziazëm në një tubim madhështor në Kodrën e Trimave, duke potencuar rëndësinë e kësaj zone për historinë dhe zhvillimin e Kosovës.
“Kodra e Trimave sot na dha frymëzim nga kryeqyteti, për të cilin kemi punuar dhe duam të punojmë fort. Një PO për Kosovën Fituese!”, shkroi ai.
Ai është shprehur se pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve dëshmon se Aleanca është zëri i qytetarëve që kërkojnë zhvillim, dinjitet dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Si i ri, gjeta strehë në kohët më të vështira, kur Kodra e Trimave ishte kthyer në epiqendër të rezistencës kundër Serbisë, e sonte u mirëprita përsëri, për të ndihmuar të ardhmen tonë, e cila sfidohet çdo ditë, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda”, tha ai.
“Vazhdojmë së bashku, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë!”