Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në kuadër të aktiviteteve të tij në kryeqytet, ka vizituar fshatin Mramor.
Haradinaj përmes një videomesazhi në faqen e tij në facebook u shpreh se Mramori edhe pse gjindet pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit, ende nuk ka ujësjellës e kanalizim.
Haradinaj premtoi se ky fshat, në qeverisjen e tij do të kthehet në zonë atraktive, e zhvilluar në turizëm e blegtori.
Kujtojmë se Haradinaj me fushatën e tij për kryeqytetit po vlerësohet nga opinionistët, duke e konsideruar si kandidat potencial për balotazh.