×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj nga Gjermani: Diaspora po mobilizohet për t’i dhënë Kosovës një qeveri me vizion të qartë

    Insajderi
    15 December 2024 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, sot ka vizituar bashkëatdhetarët në Gjermani.

    “Aleanca në përbërjen e saj në Gjermani ka njerëz me vlera të jashtëzakonshme, të dëshmuar në fusha të ndryshme me sukseset e tyre. E drejtuar nga Ukë Blakaj, është kthyer adresë serioze për secilin bashkatdhetar dhe punë e arritur me shumë vendosmëri, po shndërrohet në sukses të përbashkët për shtepinë tonë, Aleancën. Sot së bashku me kolegë iu bashkuam takimit të rëndësishëm dhe tepër entuziast të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – dega Baden Württemberg, me kryetar të saj, z. Pleurat Berisha, dhe kryetarët e nëndegëve; Arsim Zeiqraj – Pforzheim, Hasan Hadërgjonaj – Stuttgard, Kolë Gashi – Mannheim, Visar Gashi – Heilbroon, Hamëz Agaj – Ludwigsburg, Nazmi Gashi – Lörach, Valdet Qekaj Gopingen, Hasan, Hadergjonaj – Nurtingen, Gresa Pozhegu – Boblingen”, ka thënë Daut Haradinaj.

    Sipas tij diaspora po mobilizohet për ti dhënë Kosovës një qeveri me vizion të qartë.

    “Diaspora jonë më shumë se çdo herë po mobilizohet për t’i dhënë Kosovës një qeveri me vizion të qartë në rrugën drejt NATO-s dhe duke kthyer besimin e Republikës në vlerat perëndimore, si për nga siguria poashtu edhe nga kualiteti i jetës”, është shprehur Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark