Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna

    Insajderi
    03 February 2025 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, është mirëpritur në një tubim madhështor nga banorët e Gjinocit të Suharekës.

    Daut Haradinaj ju ka dhënë mbështetje kandidatëve për deputetë nga Suhareka.

    “Takim me banorët e Gjinocit të Suharekës, vendlindjes së kryetarit më të suksesshëm që ka pasur ndonjëherë Suhareka, Bali Muharremaj. Suhareka e vlerave shumëdimenzionale garon me Albana Bytyqin – deputete aktuale, ish deputeten Kimete Bajraktari, Dr. Samir Bytyqi, drejtorin, Driton Maliqaj dhe afaristin Mensur Selimaj”, ka thënë Daut Haradinaj. Ai ka shtuar se kudo që AAK ka qeverisur, ato komuna kanë shkëlqyer. “Se si punohet për komunë e për qytetarin, të gjithë duhet të marrin shembull nga Baliu. Andaj dhe gjithmonë është fitues rekordmen. Komuna që ai menaxhon është ndër më të suksesshmet jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Aleanca në komunat e saj, ka shkëlqyer, garat e kryetarëve tanë janë se cili është më i miri nga më të mirët. Kësi udhëheqje meriton Kosova, kësi udhëheqje do të ketë Kosova Fituese. Në garë për të qenë kampione rajoni, e integruar, e sigurtë e zhvilluar. Sonte bashkë me disa nga kandidatët për deputetë nga Aleanca, ishim dëshmitarë të një të ardhmje që ka shpresë”, është shprehur Daut Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark