Daut Haradinaj për votat e diasporës: Shoferët e MPJ’së do t’i transportojnë, çelësin e fletëvotimeve në Zvicër e ka i deleguari i Gërvallës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj për votat e diasporës: Shoferët e MPJ’së do t’i transportojnë, çelësin e fletëvotimeve në Zvicër e ka i deleguari i Gërvallës

    Insajderi
    31 January 2025 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidat për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka ngritur një shqetësim rreth votave të diasporës duke alarmuar për sigurinë e tyre.

    Haradinaj ka deklaruar se votat tashmë janë në konsullata dhe se të njëjtat janë nën mbikëqyrjen e një zyrtari që është përfaqësues i Ministrisë së Jashtme.

    ‘’E kam një shqetësim shumë real rreth votës së diasporës, unë kam informata të sakta prej KQZ-së se si o ka procedohet me votim. E para e punës, tash dy javë votat janë në konsullata janë rreth 50 mijë vota. Dhe ato vota janë nën mbikëqyrjen e një zyrtari që është përfaqësues i Ministrisë së Jashtme, seni i parë që për mendim temin është dyshim serioz, dhe shpresoj që prokuroria ka me u marrë me këtë temë. Seni i dytë është, është prish projekti i transportit të votës nëpërmes postës diplomatike”, sqaroi ai.

    Po ashtu, Haradinaj tha se votat sipas vendimit të MPJ-së do të transportohen në Kosovë nga shoferët zyrtarë.

    T”ash është marrë vendim që Ministria e Jashtme me i çu shoferat zyrtarë me automjete zyrtare me shku me i marrë votat Cyrih, Berlin, Vjenë, Srugart, ku janë ato dhe me i pru në Kosovë. Që i bjen, 2 mijë kilometra një shofer ka me i pas në automjet 30 mijë vota, ndërsa në Kosovë, Obiliqi me Prishtinë është vetëm 4 kilometra distancë, kutit e votimit është obligim ligjor me u shoqëru me forcat policore. Vota e qytetarit në Zvicër për shembull është që dy javë në një dhomë në konsullatë të cilin çelës e ka një i delegumi i kësaj ministrie, qekjo që u dënu para dy dite për gjuhë ofenduese ndaj AAK-së.  Kush me garanton mu që votat në Cyrih në Gjenevë janë ka ruhen votat me sigurinë e lartë prej zyrtarit që kjo e ka emëru. Ky është shqetësim real. Është tepër shqetësuese’’, ka thënë ai mes tjerash në T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark