Daut Haradinaj pritet familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Daut Haradinaj pritet familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan

    Insajderi
    11 January 2025 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, është mirëpritur në familjen e madhe të luftëtarit të madh nga fshati Grabovc, Shaban Berisha.

    Daut Haradinaj ka thënë se ky fshat ishte kthyer në një barrikadë të pakalueshme për forcat armike.

    “Sonte isha në konakun e Shaban Berishës, luftëtarit të madh të luftës dhe paqes. Vëllezërit e tij, në krye me Milazimin, na pritën ngrohtësisht, siç e ka traditë shqiptari. Kjo familje, në luftën e fundit, kishte rreth 20 luftëtarë, secili më i zoti se tjetri. Fshati Grabovc, që ndan Drenicën me Fushë-Kosovën, ishte kthyer në një barrikadë të pakalueshme për forcat armike. Kjo bujari shihej edhe sot në sytë e dhjetëra burrave që na nderuan me mikpritje dhe përkrahje të hapur për Kosovën fituese.

    Gjithmonë do të jem krah i këtyre sakrificave të përbuzura nga ky pushtet”, ka thënë Daut Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark