Daut Haradinaj: Sjelljet dhe gjuha fyese e Kurtit, do ta marrin përgjigjen me 9 shkurt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Sjelljet dhe gjuha fyese e Kurtit, do ta marrin përgjigjen me 9 shkurt

    Insajderi
    30 January 2025 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, po gjenë mbështetje në të gjitha familjet shqiptare kudo që ai shkon në kuadër të fushatës zgjedhore.

    Daut Haradinaj ka qëndruar në një familje të madhe në Prizren.

    “Sonte, në konakun e Bajram Kastratit, me 110 burra nga më të veçantët që ka kjo zonë, luftëtarë e hasjanë, u ndjeva tepër i nderuar me praninë e miqve të mi, të cilët tash e 25 vite kanë udhëhequr degën e AAK-së si kryetarë dege, profesorë të nderuar, poashtu me Kryetarin e tanishëm të degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi dhe kolegë kandidatë nga Prizreni”, ka thënë Daut Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se është mendim i përbashkët se kjo qeveri nuk e meriton vazhdimin e mandatit.

    “Edhe kjo lagje e Prizrenit, ashtu si e gjithë Kosova, po i bashkohet fuqishëm vizionit për Kosovën fituese, për Kosovën në NATO si garanci e stabilitetit dhe zhvillimit të vendit. Përfundimi i përbashkët i këtij takimi ishte se kjo qeveri nuk e meriton vazhdimin e mandatit. Premtimet e parealizuara, gjuha fyese dhe përbuzja që kryeministri po i bën popullit, sidomos sjelljet e tij qesharake në ditët e fundit, do ta marrin përgjigjen e merituar më 9 shkurt”, është shprehur Daut Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark