Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, sot pritef zhvillojë takim me të rinj të kryeqytetit.
Në njoftimin derguar mediave nga Zyra për Informim e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thuhet se ky takim do të mbahet në ora 16:00, në lagjen Ulpiana, më saktësisht tek Fontana.
Kujtojmë se, Daut Haradinaj çdo ditë është aktiv me takimet e tij të përditshme me banorët e kryeqytetit. Është evidente tanimë se përkahja për të është rritur. Qytetarët e Prishtinës e duan një qeverisje të re, që ka ide dhe guxim ta reformojë Prishtinën, të cilën qeverisje po zotohet se mund ta ofrojë Haradinaj.