Daut Haradinaj thotë se VV'së për kryekuvendar ia votojnë vetëm këta dy emra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj thotë se VV’së për kryekuvendar ia votojnë vetëm këta dy emra

    Insajderi
    21 April 2025 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, përsëriti se deputetët e kësaj partie do të votonin pro një kandidate për kryetare të Kuvendit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, nëse ajo do të ishte Saranda Bogujevci apo Shqipe Mehmeti Selimi.

    Në rast se ripropozohet Albulena Haxhiu, siç ka paralajmëruar LVV-ja, Haradinaj tha se do të votojë kundër.

    “Ta shohim se kënd do ta propozojnë. Ne i kemi bërë publik dy emra që jemi të gatshëm me i votu dhe nëse propozohet ndonjëri prej tyre, vota jonë është pro si grup parlamentar”, deklaroi deputeti i zgjedhur i AAK’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark