Daut Haradinaj: Tregu i Gjelbër do të shndërrohet në hapësirë moderne, me kushte të favorshme për shitësit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Tregu i Gjelbër do të shndërrohet në hapësirë moderne, me kushte të favorshme për shitësit

    Insajderi
    26 September 2021 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, përmes një videomesazhi në profilin e tij në facebook, ka thënë se Tregu i Gjelbër ndodhet në një situatë kaotike. Gjatë vizitës së tij në këtë treg cili ndodhet në qendër të kryeqytetit, Haradinaj me pronarët e lokaleve dhe tregtarët që operojnë aty, bisedoi rreth kushteve momentale dhe nevojave që i kanë. Haradinaj tha se me largimin e AKP-së nga hapësira e tregut, do të fillohet menjëherë me implementimin e projektit të ri të tregut, e që sipas tij kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për tregtarët, pasi ata do të ishin përfituesit më të mëdhenj nga ai projekt.

    Sipas Haradinaj, prioritet do të jenë operatorët ekzistues që me shumë mund e sakrificë ia dalin t”i mbajnë familjet.

    Njoftimi i plotë Tregu i Gjelbër gjindet në situatë të rëndë. Shitësit përveç probleme me hapësirë përballen edhe me kushte të mjerueshme, që i rrezikon funksionimin normal.

    Projekti ynë për tregun parasheh ndërtimin e një hapësire moderne, me kushte të favorshme për tregtarët. Lokalet e vogla zejtare dhe shërbyese, në pronësi të Ndërmarrjes Banesore do të rinovohen plotësisht.

    Prioritet do të jenë operatorët ekzistues që me shumë mund e sakrificë ia dalin t”i mbajnë familjet. #eparaPrishtina #punamarë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark