Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka vizituar sot në shtëpinë e tij, nënkolonelin e policisë, Nehat Thaçi, i cili dje u lirua nga autoritetet serbe të Beogradit pas mbajtjes mbi një muaj në paraburgim mbi akuzën për krime lufte.
“Duke shpresuar që qytetarëve tanë kurrë mos t’iu përsëritet fati i tij dhe të bindur në lirimin edhe të tjerëve që po mbahen padrejtësisht nëpër burgje, sot i urova mirëseardhje Nënkolonel Nehat Thaçit i cili e bashkoi popullin në një qëndrim dhe si rezultat i saj sot ai është i lirë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në facebook./Insajderi.com