Paqja në Evropë mund të rrezikohet nëse britanikët votojnë për tu ndarë nga Bashkimi Evropian, ka thënë kryeministri britanik David Cameron.
Sipas tij, BE ka ndihmuar popujt që të ripajtohen dhe të mbajnë paqen për kohë të gjatë.
Atëherë, a është largimi nga BE një rrezik që duhet bërë, ka pyetur ai.
Por, ish-kryetari i Londrës, Boris Johnson, ka kundërshtuar këtë deklaratë duke thënë se tendencat anti-demokratike të BE-së janë forcë për destabilizim, njofton BBC.
Edhe pse Cameron nuk përkrah largimin e Britanisë nga BE-ja, ka arsyetuar vendimin për të thirrur referendum duke thënë se askush nuk guxon të mbajë një popull në një organizatë kundër vullnetit të tij.
Deri tek mbajtja e këtij referendumi kanë mbetur edhe rreth gjashtë javë. Aty pritet të vendoset në Britania do të largohet nga Bashrkimi Evropian,/Insajderi.com