Ish ministri britanik dhe shefi i kabinetit të Qeverisë së David Cameron gjatë periudhës Shtator 2012-Maj 2015, David Laws, në librin e tij të ri, ka zbuluar shumë detaje nga puna e tij me Cameron, që është ende kryeministër në Britani.
Në një shkrim të gjatë në Guardian për këtë libër, Laws detyra e të cilit ishte mbikëqyrja e punës së koalicionit qeverisës së kabinetit të Cameron, ka treguar edhe për një listë konfidenciale të të dhënave të kryeministrit.
Në atë listë gjendet edhe këngëtarja kosovare Rita Ora. Është interesante sesi suksesi i knëgës “I will never let you down” në toplistat britanike ka qenë interes i kryeministrit David Cameron, raporton Insajderi.
“Në një fundjavë të mesitit 2014 mora një letër informuese konfidenciale nga kryeministri në lidhje me disa shënime dhe bilance ekonomike. Nja 10 faqe ishin të dhëna statistikore sikurse për çmimin e qumështit, fasuleve dhe miellit duke mos harruar birrën që shënonte sesi është ngritur çmimi”, rrëfen Laws në librin e tij, raporton Insajderi.
Laws tregon sesi në këtë listë ku shënoheshin edhe ngritjet dhe rëniet e çmimeve të produkteve ushqimore dhe të tjera, kryeministri Cameron ka shkruar edhe një fjali që atij i është dukur absurde.
“Lista vazhdonte me shumë të dhëna dhe statistike por përfundonte me fjalinë: ‘Hiti i fundit në pozitën e parë: I will never let you down nga këngëtarja britanike e lindur në Kosovë, Rita Ora”, shkruan Lewis në librin e tij.
Ai nuk ka treguar arsyen përse kryeministri Cameron e kishte mbajtur këtë shënim por pohon se i ishte dukur një statistikë e çuditshme.