Davutoglu: Pa NATO-n, Kosova do bëhej si Aleppo – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Davutoglu: Pa NATO-n, Kosova do bëhej si Aleppo

    Insajderi
    21 November 2016 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Kosova dhe Bosnje Hercegoveina do të ishin si qyteti sirian Aleppo, nëse nuk do të ndërhynte e NATO-ja, tha sot ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

    Davutoglu, në një intervistë për Al-Jazeera, tha se nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishte vuajtje të njerëzve.

    “Nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishim këtë problem,” tha Davutoglu, ndërsa Aleppon e sotme e krahasoi me Stalingradin në Luftën e Dytë Botërore.

    Sipas tij, regjimi i presidentit sirian, Bashar Al-Assad dëshiron ta spastrojë etnikisht Aleppon gjatë tranzicionit presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

    “Populli i Alepos janë heronj dhe unë dua të them se si vëlla i tyre në Turqi, ne jemi gjithmonë me ta, pavarësisht nga feja apo etnia e tyre”, tha Davutoglu. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark