Davutoglu shpreson për marrëveshje me BE-në për migrantët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Davutoglu shpreson për marrëveshje me BE-në për migrantët

    Insajderi
    18 March 2016 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se shpreson të arrijë marrëveshje me udhëheqësit e Bashkimit Evropian për trajtimin e krizës me migrantë.

    “Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë të njëjtin qëllim, të ndihmojnë refugjatët sirianë. Jam i sigurt, shpresoj se do të arrijmë qëllimin”, ka thënë Davutoglu, përpara bisedimeve të sotme në Bruksel me kryetarin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

    Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord për t’i ofruar Turqisë koncesione financiare dhe politike nëse ajo ndalon migrantët nga arritja në Greqi.

    Pas bisedimeve në Bruksel, të cilat kanë përfunduar në orët e para të ditës së sotme, liderët evropianë i kanë dhënë Tuskut mandatin për të përfunduar marrëveshjen me Turqinë.

    Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Turqia do të pranojë prapa të gjithë migrantët që kalojnë Detin Egje dhe arrijnë në Greqi.

    Në këmbim, BE-ja do të marrë refugjatë sirianë direkt nga Turqia, do t’i sigurojë asaj 6 miliardë euro ndihma dhe do të përshpejtojë negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe planet për liberalizimin e vizave./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark