Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka rrëfyer momentin kur kishte vendosur ta inkuadrojë për herë të parë në lojë me përfaqësuesen shqiptare, mbrojtësin Elseid Hysaj, i cili asokohe, ishte vetëm 19-vjeçar.
Në një intervistë me sajtin italian Maidirecalcio.com, De Biasi tha se të gjithë e quajtën të “çmendur” atë kur e inkuadroi në lojë për herë të parë Elseid Hysajn në një ndeshje eliminatore ndaj Norvegjisë.
“Hysaj është njëri nga më të mirët. Para tre vitesh unë i dhashë atij debutimin ndaj Norvegjisë, ndeshje që e fituam 1-0. Presidenti i Federatës, Armand Duka, më tha: ”Mister, je i çmendur, ai është vetëm një 19 vjeçar i ri”. Unë ia ktheva: “President nëse do t’i kisha pesë lojtarë si ky, do t’i fusja të gjithë”.
De Biasi po ashtu ka folur edhe për futbollistin tjetër të Serisë A italiane, Rey Manaj, për të cilin ka thënë se ka një të ardhme të ndritur.
Shqipëria do të nis Kampionatin Evropian më 11 qershor, në ndeshjen që zhvillohet në Lens ndaj Zvicrës. /Insajderi.com