De Biasi ka pohuar se e ka idenë e qartë për sa i përket EURO 2016. Synon që kombëtarja ta ruajë stilin e lojës që skuadra zhvilloi në fazën kualifikuese.
“Nuk duhet të humbim karakteristikat që na sollën në Francë dhe nuk duhet të shkojmë për pushime në kampionatin europian“, shton ai.
Në kendvështrimin e tij, ndeshja e parë, ajo kundër Zvicrës është edhe më e rëndësishmja.
“Ndaj Zvicrës do të jetë një ndeshje e veçantë dhe sfida mes vëllezërve Xhaka do të jetë një sfidë brenda sfidës”, vlerësoi ai.
/ Top Channel