Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, i cili e dërgoi përfaqësuesen shqiptare për herë të parë në një garë të rëndësishme siç është Kampionati Evropian nuk është penduar në zgjedhjen e Shqipërisë.
Kështu u shpreh italiani në një intervistë të dhënë gazetës italiane “Nuova Venezia”, raporton Insajderi.
Ai po ashtu foli edhe për një përballje të mundshme ndaj Italisë duke thënë se nëse ndeshet ndaj kombëtares së atdheut të tij në ‘Euro 2016’ do ta këndonte himnin italian, por në 90-minutëshin e takimit do të bëhej shqiptar.
“Nuk e duroj falsitetin, jam profesionist. Kur të ndeshemi me Italinë, ndoshta këndoj himnin, por kur të nisë takimi, betohem që do të jem shqiptar”, citohet të ketë thënë trajneri i kombëtares kuqezi.
Gianni De Biasi është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të sportit në Shqipëri.