De Bruyne me një gjest të pazakontë, ‘theu’ traditën e kapitenit ndaj Leicester Cityt - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    De Bruyne me një gjest të pazakontë, ‘theu’ traditën e kapitenit ndaj Leicester Cityt

    Insajderi
    30 December 2024 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kevin De Bruyne duket se ka thyer një traditë të gjatë sa i përket shiritit të kapitenit në fitoren që Manchester City mori në udhëtim me rezultat 2-0 ndaj Leicester Cityt të dielën.

    City mori fitoren e parë në të gjitha garat që nga muaji tetor dhe të dytën në 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier, falë golave nga Savinho dhe Erling Haaland.

    Kjo fitore erdhi në ndeshjen e 500-të për Pep Guardiolën në krye të ‘Citizens’ dhe i dha fund një serie të dobët të rezultateve.

    Ata tashmë kanë 31 pikë të grumbulluara dhe gjenden në pozitën e pestë në tabelë, andaj ishte e qartë se sa shumë do të thoshte për ta triumfi në këtë sfidë.

    Por, gjatë ndeshjes u vërejt një detaj mjaft interesant. Pas një paraqitje zhgënjyese ndaj Evertonit, De Bruyne u rikthye në formacionin titullar ndaj Leicesterit dhe u paraqit për 90 minuta.

    Ai mbajti shiritin e kapitenit për gjatë tërë kësaj ndeshje, ani pse Kyle Walker u fut në lojë nga banka në minutën e 70-të.

    Walker nuk kishte arritur të paraqitet ndaj Evertonit shkaku i lëndimit, por çuditërisht ai nuk mori shiritin e kapitenit bga De Bruyne pasi u fut në lojë, ndonëse është kapiten i parë i ekipit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark