De Ketelaere shuan gëzimin e madrilenëve, gjithçka e barabartë në ndeshjen Atalanta-Real Madrid - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    De Ketelaere shuan gëzimin e madrilenëve, gjithçka e barabartë në ndeshjen Atalanta-Real Madrid

    Insajderi
    10 December 2024 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi belg i Atalantës, Charles De Ketelaere, konvertoi nga pika e bardhë për të barazuar ndeshjen Atalanta-Real Madrid.

    Goli i tij erdhi pas një faulli në mbrojtje nga mesfushori defanziv madrilen, Aurelien Tchouameni, në minutat shtesë të pjesës së parë, shkruan Insajderi.

    Goli erdhi në 45+2. Pas ekzekutimit të penalltisë, të dy ekipet shkuan në zhveshtore për pushimin mes dy pjesëve.

    Ndeshja u hap nga sulmuesi francez Kylian Mbappe, i cili shënoi një solo-gol të bukur. Mbappe u zëvendësua pak minuta pas golit, për shkak të një lëndimi. Në vend të tij u inkuadrua sulmuesi brazilian, Rodrygo Goes. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark