Aktori hollivudian, Roberto De Niro iu është bashkangjitur aktorëve të tjerë të cilët kanë dalë publikisht kundër Donald Trump, kandidatit republikan për President të Amerikës.
Në një video intervistë De Niro nuk ka kursyer fjalët më të rënda ndaj Donald Trump, duke thënë se nuk do të hezitonte për ta goditur atë në fytyrë.
“Ai është budalla, ai është një derr, ai është një qen, një qen i cili nuk i intereson për të bërë detyrat e shtëpisë së tij. Ai është një katastrofë kombëtare”, ka thënë De Niro.
Donald Trump është kritikuar për gjuhën e tij vulgare, i cili së fundi ka kërkuar favore seksuale grave, duke folur në mënyrë shumë të hapur.
Në një regjistrim ai thotë se : “Gratë e bukura më tërheqin menjëherë, si me magnet dhe filloj t’i puth. Nuk më pritet, i puth menjëherë”. Dhe më tej vazhdon: “Kur je i famshëm, ato të lënë të bësh ç’të duash”. /Insajderi.com