Debat i ashpër mes kandidatëve për zëvendëspresident në ShBA – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Debat i ashpër mes kandidatëve për zëvendëspresident në ShBA

    Insajderi
    05 October 2016 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati republikan për zëvendëspresident amerikan, Mike Pence, është kërcënuar me përdorim të forcës kundër caqeve të qeverisë së Sirisë, nëse Rusia e vazhdon “sulmin barbar” të saj në Alepo.

    Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë sipas kohës amerikane gjatë debatit të ashpër televiziv me kandidatin demokrat, Tim Kaine.

    “Nëse Rusia zgjedhë të jetë e involvuar dhe vazhdon… në këtë sulm barbar në Alepo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta përdorin forcën ushtarake për t’i sulmuar caqet e regjimit” të presidentit Bashar al-Assad, tha Mike Pence, që është guvernator i shtetit Indiana.

    Kandidati presidencial republikan, Donald Trump, më jherët gjatë ditës ka sugjeruar se Rusia e ka shkelur armëpushimin në Siri, pasi nuk i respekton Shtetet e Bashkuara, por ai nuk tha se do të ndërmerr aksion ushtarak për tu përgjigjur, shkruan rel.

    Senatori demokrat nga Virxhiania, Tim Kaine, i cili garon së bashku me kandidaten për presidente, Hillary Clinton, e akuzoi Donald Trumpin se e ka idol presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe taktikat e tij të përdorimit të armatimit.

    “Donald Trump, përsëri e ka lavdëruar Vladimir Putinin dhe është e qartë se ai ka raporte biznesore me oligarkët rusë…të cilat ai refuzon t’i zbuloj”, tha Tim Kaine.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark