Debat i ashpër në mes të Gani Gecit dhe Alban Krasniqit të VV-së në QNR - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Debat i ashpër në mes të Gani Gecit dhe Alban Krasniqit të VV-së në QNR

    Insajderi
    03 March 2025 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gani Geci është parë i pranishëm në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë mbrëmjes se sontme, pasi me herët u raportua për një konfrontim mes vëllait të tij Nehat Geci dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi – njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

    Nacionale ka publikuar pamje ku Geci shihet duke qëndruar mes përfaqësuesve të partive politike ndërsa numërohen votat e ardhura me postë.

    Kujtojmë se përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje po shfaqin sjellje gjithnjë e më agresive, ndërsa rezultatet e votave të ardhura me postë duket se po zhgënjejnë këtë parti.

    Sipas përditësimit më të fundit nga KQZ-ja Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 52.15% të votave, që përkthehet në 24,507 vota.

    Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.24% ose 13,742 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 9.70% të votave, ose 4,560 vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark