×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Debati për armët, Harris: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, unë e qëlloj

    Insajderi
    20 September 2024 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reagime të ndryshme ka shkaktuar në SHBA një deklaratë e kandidates së Partisë Demokratike për presidente, Kamala Harris, ku tregoi në mënyrë origjinale se ajo është pro ligjit që lejon përdorimin e armëve.

    Me Donald Trump që e akuzon se ajo “do të marrë nën kontroll armët e botës”, Harris teksa ishte e ftuar tek Oprah Winfrey, deklaroi se do të mbrohej duke qëlluar me armë, në rast se dikush do të hynte në shtëpinë e saj.

    “Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do ta qëlloj”, tha zv/Presidentja amerikane duke lënë disi të tronditur të pranishmit në sallë.

    Në vijim, gjithë siklet Harris qeshi dhe shtoi: “Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret më vonë me këtë.”

    Harris, megjithë marrëdhënien e saj të diskutueshme me armët, e ka bërë të qartë synimin e saj për të zbatuar një ndalim të pjesshëm të armëve që amerikanët mund të përdorin, duke hequr nga tregu ato sulmuese me precizion të lartë, të cilat ajo i ka përshkruar si “mjete lufte”.

    Pavarësisht se kërkon ligje më të rrepta për armët, ajo ka theksuar në vazhdimësi se është një mbështetëse e Amendamentit të Dytë, i cili mbron të drejtën për t’i mbajtur ato.

    “Ne nuk do t’i marrim armët askujt. Walsh dhe unë jemi të dy pronarë armësh”, deklaroi më tej Harris si për të hedhur poshtë akuzat e rivalit të saj.

    Harris kishte folur edhe më parë për zotërimin e armëve, teksa në vitin 2019 gjatë fushatës së saj të parë presidenciale shprehej: “Unë jam pronare e një arme të cilën e mbaj për të njëjtën arsye që e bëjnë shumë njerëz – për sigurinë personale.” 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark