×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Debati Trump-Harris, ja fitoren e kujt parashikojnë sondazhet

    Insajderi
    05 September 2024 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale Kamala Harris ka pranuar rregullat e debatit të javës së ardhshme kundër republikanit Donald Trump, përfshirë fikjen e mikrofonave kur secili prej tyre nuk do të ketë radhën për të folur.

    Ajo e 10 shtatorit do të jetë e para përballje mes Trump dhe Harris, e cila u bë pjesë e garës pas tërheqjes së Joe Biden.

    Burime të cituara nga Reuters, thonë se fushata e Harris shpreson ende që do të ketë momente kur ABC News që do të organizojë debatin, të detyrohet të ndezë mikrofonat për kundërgjigjjen e kandidateve.

    Harris ka rigjallëruar fushatën demokrate, teksa sondazhet kombëtare sugjerojnë përparësinë e saj kundrejt rivalit republikan, shkruan A2.

    Sipas parashikimeve Kamala do të fitojë mjaftueshëm shtete kyçe për të siguruar drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark