Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se debati për demarkacionin që po zhvillohet sot në Kuvend është i kotë, për shkak se aty gërshetohen interesat personale.
“Është shumë e qartë se në çfarë mënyre është dëmtua Kosova në bazë të marrëveshjes së demarkacionit, në lidhje me procesin e demarkacionit, së pari i kanë interesat personale, sikur Kadri Veseli që e bëri me çdo kusht Hashim Thaçin president. Por cili është interesi i kryeministrit Isa Mustafa në këtë proces”, ka thënë Ymeri në foltoren e Kuvendit.
“Çështja e demarkacionit mund të ratifikohet vetëm nëse ju jepet ndonjë terminal, tender, etj.”, ka shtuar ai.
Ymeri ka vlerësuar se zgjidhja e çështjes së demarkacionit është e letë dhe në bazë të ekspertëve të ratifikohet kjo çështje pa e pësuar asnjëra palë. Sipas tij, kjo çështje është imponim i qartë për të na marrë kufirin.
Pretendimeve të Ymerit i është përgjigjur kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, duke ia sqaruar deputetit Ymeri se temën për demarkacionin nuk e hapi ai.
“Nuk e hapa unë çështjen e demarkacionit, por ju lutem lërnani të bisedojmë të qetë për procesin e demarkacionit dhe asociacionit. Si qytetarë të këtij vendi nuk kemi asgjë më shumë se qytetarët dhe deputetë tjerë në lidhje me ketë proces, nuk mund të ndikojë asnjë deputet në këtë proces, ju lutem lërnani që të flasim lirshëm”, ka thënë Veseli.