Driloni dhe Sara kan diskutuar lidhur me pyetjet që iu shtruan kësaj të fundit në darkën e të nominuarve.
Driloni ishte prekur nga një përgjigje e Sarës.
“Pse s’po ia jep një mundësi Fitimit nëse edhe shikuesit jashtë e kanë pa që Driloni po sillet keq me ty. Kur jam sjellë keq me ty? Unë direkt kisha thënë që Sara nuk sillet keq me mu”, tha Driloni.
“E caktova aty se ti je njeri i ftohtë. Disa gjëra përcaktohen sikur i bën. Mund të ketë tingëlluar por nuk është ashtu”, tha Sara.
Tutje, ata diskutuan edhe në lidhje me Gresën dhe lojën e saj.
“Nja dy gjëra edhe mund t’ia vlerësoj, të ka mbrojtur në dy situata”, tha Sara.
“Nesër mos me pasë nevojë ajo të bjen në shpinë, për interes më ka mbrojtë, nuk më ka mbrojtë për qef”, ia ktheu Driloni.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: