Dëbohet në Shqipëri i plagosur rëndë në sulmin e Bazelit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëbohet në Shqipëri i plagosur rëndë në sulmin e Bazelit

    Insajderi
    01 April 2017 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi i tretë i sulmuar në kafen “56” në Bazel më 9 mars,  i mbijetuari i vetëm në sulmin ku u vranë dy shqiptarë, është riatdhesuar në Shqipëri. Kjo ka ndodhur pas qëndrimit në spital të shqiptarit që kishte marrë plagë me rrezik për jetën. Ai ishte liruar nga spitali më 17 mars.

    Këtë njoftim e jep gazeta “Tageswoche” e 31 marsit. Sipas saj, personit në fjalë përveç që është dëbuar, i është shqiptuar edhe një masë e ndalimit të hyrjes në Zvicër dhe në gjithë Zonën Schengen deri në vitin 2022. transmeton albinfo.ch.

    Sipas gazetës së përmendur, ai donte të shkonte në Gjermani dhe të kërkonte azil ndërsa Zvicrën e kishte shfrytëzuar vetëm si vend transit. Por gjyqtarët nuk e kanë besuat këtë deklarim të tij pasi që ai edhe tri ditë pasi kishte ardhur në Zvicër po e vazhdonte qëndrimin këtu.

    Ndërkaq, departamenti për siguri dhe drejtësi i Bazelit ka konfirmuar për gazetën se i përmenduri është dëbuar në Shqipëri. Ndërsa Prokuroria Publike e Bazelit nuk ofron njoftime tjera të nxjerra nga hetuesit në lidhje me rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark