Debutoi në Ligën e Kampionëve, tifozët e Juventusit të kënaqur me Edon Zhegrovën - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Debutoi në Ligën e Kampionëve, tifozët e Juventusit të kënaqur me Edon Zhegrovën

    Insajderi
    17 September 2025 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova ka bërë për vete tifozët e Juventusit qysh në ndeshjen e parë me fanellën e klubit bardhezi.

    Juventusi luajti të martën mbrëma me Borussia Dortmundin në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26.

    Ky takim ishte i zjarrtë pasi u shënuan tetë gola në pjesën e dytë, me ekipet që morën nga një pikë pas një barazimi 4-4.

    Megjithatë, Zonja e Vjetër deri në minutat e fundit ishte duke humbur 2-4 dhe njëri nga lojtarët që ndikoi në barazimin e rezultatit ishte pikërisht ylli kosovar, Zhegrova.

    Zhegrova mori minutat e parë me fanellën e Juventusit pas transferimit në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke u inkuadruar në minutën e 87-të në vend të Kenan Yildiz.

    Në minutën e katërt shtesë, Juventusit shënoi me anë të Dusan Vlahovic për 3-4 dhe në minutën e gjashtë shtesë ishte Lloyd Kelly, i cili vulosi barazimin 4-4 dhe te ky gol ishte Zhegrova ai i cili nisi gjithçka nga këmbët e tij.

    Ky ndikim i sulmuesit prishtinas ka bërë për vete tifozët bardhezi, të cilat me anë të postimeve të ndryshme kanë lavdëruar Zhegrovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark