
Skuadra shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi, Deçiç, ka siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, pavarësisht humbjes 2:1 në ndeshjen e kthimit ndaj Sileksit në Maqedoninë e Veriut.
Kualifikimi i Deçiçit u bë i mundur falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi javën e kaluar, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3:2.
Në raundin tjetër, Deçiç do të përballet me një kundërshtar shumë më të fortë – Rapidin e Vienës, një nga klubet më me përvojë në garat evropiane.
Përfaqësimi i suksesshëm i Deçiçit në arenën ndërkombëtare është një moment historik për futbollin shqiptar në Mal të Zi dhe pritet me interes përballja ndaj gjigantit austriak.