Deco ka një këshillë për Yamal se si të bëhet më i miri në botë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Deco ka një këshillë për Yamal se si të bëhet më i miri në botë

    Insajderi
    06 July 2025 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, pati një mesazh për Lamine Yamal, në lidhje me përpjekjen e tij për të arritur madhështinë si me klubin ashtu edhe me përfaqësuesen.

    17-vjeçari vazhdon ngjitjen e tij meteoritike me blaugranasit dhe Spanjën, dhe duket i destinuar të bëhet një lojtar i dalluar për gjeneratën e tij.

    Pavarësisht moshës së re, Lamine Yamal është një nga emrat e parë në formacion si për Hansi Flick ashtu edhe për Luis de la Fuente, në prag të një sezoni vendimtar 2025/2026 dhe Kupës së Botës 2026.

    Barcelona ka siguruar të ardhmen e tij përmes një rinovimi afatgjatë, por brenda klubit janë të vendosur të menaxhojnë mirë ‘zjarrin’ e vëmendjes që e rrethon.

    Deco nuk ia doli të bindë shokun e ngushtë të Yamal, Nico Williams, që të kalonte në ‘Camp Nou’, pasi ky i fundit zgjodhi të rinovojë me një kontratë gjigante në Bilbao, por ish-mesfushori i Portugalisë është i qartë për të ardhmen e Lamine Yamal.

    “Lamine Yamal është një fenomen. Të bëhet më i miri në botë varet nga ai”, tha ai për Marca.

    “Ai do të jetë te Barça për shumë vite, duke konkurruar në nivelin më të lartë, në Ligën e Kampionëve, La Liga, kundër Real Madridit dhe klubeve të mëdha”.

    “E njëjta gjë vlen edhe për kombëtaren e Spanjës, e cila do të shkëlqejë në turne sepse është shumë e fortë”.

    “Ai u rrit në lagjet e Mataros, dhe kjo e ka ndihmuar të piqet kaq shumë sot. Ai e kupton që ka një përgjegjësi si lojtar”, ka thënë Deco.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark