
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka theksuar se për organizimin e ceremonisë së inaugurimit janë shpenzuar një milion euro të qytetarëve.
Por, sipas tij, këto para janë shpenzuar kot së koti për një ceremoni që tregon se Thaci nuk ka përkrahje ndërkombëtare.
“Një milion euro të qytetarëve të shpenzuara kot së koti për një ceremoni e cila tregoi që kryetari i ri i shtetit nuk gëzon përkrahje ndërkombëtare – që shihet nga niveli përfaqësues i shteteve që na e kanë njohur pavarësinë”, ka shkruar Deda në Facebook.
Insajderi ka dërguar pyetje zyrës për informim të presidencës për ta pyetur se sa ka kushtuar ceremonia e inaugurimit të presidentit, Hashim Thaçi, në sheshin Skënderbeu mirëpo gazeta ende nuk ka marrë përgjigje.
Ceremonia e inaugurimit është mbajtur të premten në sheshin Skënderbeu, ku të ftuar kanë qenë rreth 1400 persona nga e gjithë bota/Insajderi.com