Deputeti i pavarur, Ilir Deda i ka quajtur quajtur fajtor të gjithë, duke thënë që i gjithë Kuvendi meriton “mocion mosbesimi”.
“Të gjithë ne si legjislaturë e meritojmë mocionin e mosbesimit pasi prej vitit 2014 kemi qenë në bllokada të ndryshme dhe kemi treguar se jemi të paaftë”, ka thënë Deda në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
“Të shohim në zgjedhje në qershor se kush do të kthehet prej nesh në Kuvend pasi fajin e kemi të gjithë bashkë”, është shprehur Deda.
Gjithashtu Deda u ka propozuar liderëve të partive kosovare që të bëhen bashkë e ta caktojnë një datë të përbashkët për zgjedhjet.
“Më së miri kishte me qenë po të mundeshit ju pesë liderët politik të caktoni një datë të zgjedhjeve dhe të dilni me nder para popullit”.
“Cili është optimumi, që kur do të dalim në zgjedhje nuk do ti konteston askush, dhe ku të ndodhin të dalin në zgjedhje shumica e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë tutje deputeti Ilir Deda