Reperi i njohur Mozzik, është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Ai shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë familjare.
Së fundmi, reperi ferizajas ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi me vajzën e tij, Hanën, e cila sot (e premte) feston ditëlindjen e saj të dytë.
Në mbishkrimin e fotografisë, Mozzik i ka bërë një dedikim të sinqertë vajzës së tij të dashur, duke kujtuar momentin kur ajo erdhi në jetë.
“Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana ! Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël . Zoti të dhashtë shëndet dashuri ! Ti je krenaria ime , ti je suksesi im , ti je gjithçka për mua në këtë jetë . Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha . Të don Baba yt. Urime datëlindjen e dytë”, kanë qenë fjalët e reperit në Instagram.
Mozzik përndryshe flitet se është bashkuar me nënën e Hanës, reperen Loredana, me të cilën për një vit thuajse i kishin raportet e ftohura mes vete.
Reperi ndërkohë ka pranuar shumë urime për ditëlindjen e vajzës së tij në hapësirën për komente.