
Prokurorja Dulina Hamiti, ka pësuar tronditje fizike dhe shqetësim, gjatë përdorimit të njërit prej ashensorëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Një prokurore e Departamentit të Krimeve të Rënda, gjersa ishte duke e përdorur njërin nga ashensorët e kësaj Prokurorie, papritmas ashensori e ka bartur me një shpejtësi të madhe, duke i shkaktuar tronditje fizike dhe shqetësim, si pasojë e një defekti në ashensor,” ka deklaruar Ulaj, për “Betimi për Drejtësi”.
E kur është pyetur vet prokurorja Dulina Hamiti për këtë gjë, ajo nuk ka dashur të flas.
“Pyeteni zëdhënëses ju lutem, të shkojmë sipas rregullit, faleminderit për mirëkuptim”, ka deklaruar ajo.