”Defender 23”, FSK do marrë nga NATO vulën e ruajtjes se territorit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ”Defender 23”, FSK do marrë nga NATO vulën e ruajtjes se territorit

    Insajderi
    21 May 2023 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për rreth dy javë do jenë krah i ushtrive më të forta në botë.

    Mbi 1300 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sivjet do jenë pjesë e stërvitjeve ushtarake “Defender Europe”, si ushtrimi më i madh ndërkombëtar në Ballkan.

    Veç eksperiencës së re sipas Kadri Kastratit, ish-gjeneral-lejtnant i Forcës, pjesëmarrja do ndikojë edhe në ndërveprueshmërinë e ushtrisë.

    Më shumë se në aspektin teknik, përfitimi i FSK-së e Kosovës për Burim Ramadanin si ekspert i sigurise e ish-zëvendës minister i Mbrojtjes, është përmbajtjesor ku FSK do të marrë vulën e ruajtjes së territorit.

    E për Enver Dugollin, si deputet që mbikëqyr çështjet e sigurisë, ushtrimet e tilla janë tregojnë rolin e ushtrisë që po konsolidohet në kooperim me aleatët.

    Në operacionin “Defender” janë 25 vende anëtare të NATO-së me mbi 22 mijë trupa ushtarakë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark