Naser Arifi, kryetari i nëndegës ë LDK-së në Dobërcan, fshat ky i cili gjendet afër kufirit me Serbinë, i ka dërguar një letër Ministrit të FSK-së, Haki Demolli, përmes së cilës kërkohet që urgjentisht të merren masat për organizmin “territorial civil në Kosovë”.
Në këtë letër thuhet se kërkesa drejt Ministrit Demolli bëhet pas ngjarjeve “të javëve të fundit”, që sipas Arifit, “nuk mund të kalojnë pa lënë gjurmë tek banorët e fshatit tonë.”
“Organizimi territorial civil në Kosovë është i domosdoshëm për shumë arsye. Ai e shton vetëbesimin e qytetarëve dhe ndjenjën e sigurisë, e cila është zbehur dukshëm gjatë javëve, muajve e viteve të fundit, por edhe eviton iniciativat e rrezikshme,” thuhet në letër.
Tutje në letër thuhet se qytetarët që jetojnë në kufi me Serbinë duhet të jenë të përgatitur “dhe duhet të dinë se ku mund të drejtohen në raste emergjente.”/Insajderi.com