Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve mbrëmë në qytetin e Prizrenit.
Një sasi fishekzjarresh ka shpërthyer. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri nga ta është nisur për trajtim drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ky moment ka shkaktuar panik edhe në lagjen ku ka ndodh shpërthimi i fishekzjarreve.
Një qytetar e ka shpërndarë një video nga shtëpia e tij, shumë afër vendit ku ka ndodh incidenti.
Ai tregon se të gjithë dritaret e shtëpisë së tij janë thyer, ndërsa njofton se ato i ka mbuluar me najlon, sa për ta kaluar ndrrimin e viteve.
“Pasi pushuan shpërthimet, ishin prezent policia dhe organet tjera shtetërore, por për ne, familjen tonë askujt nga shteti nuk i interesoi a shpëtuam, a patëm dëme, a kemi nevojë për diçka dhe si do ta kalojmë natën sonte. Edhe pse dëmet ishin evidente, i shihnin edhe ata”, shkruan ai në postimin e tij.